Lajmet e fundit

Delawie-prokurorëve: Punoni më shumë dhe merreni respektin e merituar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie ka thënë se po raportohet se ka shumë dhunën në familje, por megjithatë me miratimin e ligjit, ky problem po merr një vëmendje të duhur nga institucionet.

Delawie në konferencën vjetore të Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokuroreve të Kosovës, tha se departamenti i drejtësisë i Ambasadës Amerikane është përkrahës i fuqishëm dhe mbështet forumin e grave gjyqtare dhe prokuroreve.

Ai tha se forumi i ka kryer 80 veprimtari rajonale dhe se qeveria amerikane ka mbështetur katër gjyqtare të forumit.

Delawie përshëndeti edhe zgjedhjen e prokurorëve ku tha se duhet të punojnë më shumë dhe të marrin respektin e merituar./K.Press

Leave a Reply

Your email address will not be published.