Nëse i shikoni këto fotografi kalimthi, vështirë se do të vëreni fytyrën e tij, mirëpo nëse i shikoni më me kujdes, do të vëreni sa shumë është mplakur Sami Ukshini- Komandant Sokoli, gjatë këtyre shtatë muajve sa është në arrest. Këto janë fotografi që u bënë në paraqitjen e parë të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës në gjykatën e Shkupit shtatë muaj pas konfliktit të 9 dhe 10 majit. Ndryshimi që vërehet në fytyrën e Sami Ukshinit janë evidente. Fotografitë kanë tronditur më së shumti shokët dhe bashkëluftëtarët e tij.
“Jemi habitur kur i pamë fotografitë e tij. Fillimisht menduam se ai nuk është në gjykatë dhe mos ndoshta i ka ikur policisë. Por më pas e vërejtëm se Sokoli në fakt është mplakur gjatë këtyre shtatë muajve dhe është bë sikur ti ketë 70 vjet”, thotë për “Lajm” një shok i Sokolit.
“Me siguri është maltretu në mënyrë jonjerëzore. Shikoni fotografitë e Sokolit ditën kur është arrestuar dhe ditën kur doli në gjykatë dhe nëse i krahasoni do ta shihni se ai për shtatë muaj është plakur si të kenë kaluar 20 vjet”, thotë një tjetër shok i tij.
Familjarët dhe avokatët vazhdimisht janë ankuar te Avokati i Popullit dhe te Ministri i drejtësisë për maltretimet çnjerëzore që sipas tyre u janë bërë pjesëtarëve të Grupit të Armatosur, mirëpo deri tani nuk është marrë thuajse asgjë konkrete. Që të jetë ironia më e madhe, as institucionet kosovare nuk kanë reaguar deri tani lidhur me informatat se policia i ka rrahur pjesëtarët e grupit të Kumanovës, shumë prej tyre nga Kosova, gjatë sjelljes së fundit në gjykatë dhe gjatë kthimit në shtëpi.
https://www.youtube.com/watch?v=VCDs9wpUDRk