Një prind ka vendosur të bëjë një banjo me vajzën e tij dyvjeçare dhe të postojë foton në rrjetet sociale Por ai është etiketuar menjëherë si pedofil nga përdoruesit në rrjet. Aktori komik Torben Chris nuk e imagjinoi se do të kishte një reagim të tillë ndaj fotos.
“Më akuzuan si pedofil pasi po bëja banjo me vajzën time”, tha aktori.
“Unë mendoj se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në faktin se një prind mund të lahet nudo me vajzën e tij të mitur. Nëse nuk pranojmë dot lakuriqësinë tonë, atëherë duhet të kishim lindur veshur me rroba. Lakuriqësia me fëmijët tanë është një gjë natyrale. Një prind në dush me vajzën nuk është pedofili, por argëtuese”, ka thënë komediani.
Hajde mbushi mendjen uebit.