Lajmet e fundit

Iu dha lamtumira e fundit ish-pjesëtarit të UÇK’së

Dje iu dha lamtumira e fundit ish pjesëtarit të UÇK-së, Fatmir Mehmet Begut nga Dibra e Maqedonisë. Ai ka qenë vullnetarë dhe ushtarë në luftën e Kosovës kundër forcave serbe.

Ai ka qenë anëtarë i grupit “Atlantiku”, që vinin vullnetarisht nga SHBA-ja, transmeton Lajmi njoftimin.

Ish luftëtari Begu do të njihet gjithmonë si një trim dhe patriot i madh për çlirimin e trojeve shqiptare nga okupatorët e huaj.E gjithë Dibra e Maqedonisë dhe shokët do ta përkujtojnë me mall për sakrificën e tij që bëri ai duke lënë fëmijët dhe biznesin e tij në Nju Jork, që të luftojë për çlirimin e Kosovës kreshnike.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë.

Sot, re të zeza e mbuluan Dibren, New Yorkun dhe gjithë Dardanine. Keto re sollen lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te bashkeluftetarit tone Fatmir Begu-Abdullahut, te Batalionit Atlantiku.
Lajm ky, i cili na tronditi thelle dhe na la pa fryme te gjitheve. Ky trim i paepur ne kohen kur Kosova po digjej flake nga barbaret serb, la gruan, femijet dhe biznesin ne New York, duke ju bashkuar keshtu luftes per liri.
Ishte luftetar i rralle, besnik dhe i dashur per te gjithe, ndaj kujtimi per te eshte i pavdekshem. Ngushellime familjes ne Diber dhe ne New York. Ngushellime te gjithe atyre qe e njohen. Vepra yte vella i yni eshte shembulli me i mire per cdo shqiptar se sa e shtrenjte eshte liria. Lavdi e perjetshme te qofte i dashur Fatmir!

Leave a Reply

Your email address will not be published.