Lajmet e fundit

Boris Simonoviq kërcënon me jetë historianin Shkodran Imeraj

Historiani Shkodran Imeraj është kërcënuar me jetë nga një serb i quajtur Boris Simonoviq.

Në mesazhin e dërguar në profilin e Imerajt në Facebook, ai shkruan : “Nož, žica, Srebrenica. Biće ti i na Kosovu. ”, që do të thotë : “Thikat e Srebrenicës. Kanë me qenë edhe në Kosovë”.

Ky kërcenim vjen pas protestës se djeshëm në qendër të Deçanit, ku para protestueseve, Imeraj ka mbajtur një fjalë kundër pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit ndaj pronave të Ndërmarrjeve “Apkio” dhe “Iliria”, dhe me pas ka publikuar një fotografi të një njësie të policisë serbe në Manastirin e Deçanit gjatë kohës se luftës në Kosovës me 1998.

“Askush nuk do të mund të me ndalë për të thënë fjalët e vërteta. Askush nuk do të mund të falsifikoj të vërtetën historike të popullit shqiptarë”, ka shkruar historiani Imeraj në rrjetin e saj në facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published.