Lajmet e fundit

Çaushi i VV’së , akuzon Qeverinë se po e largon ligjin për parandalim të konfliktit, si kusht për viza

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi ka thënë se klani PDK-LDK ishte shumë efikas në mbushjen e instititucioneve të “pavarura” me militantë të tyre.

Ai këto komente i bërë në një postim në Facebook, ku nrigtur një sërë akuzash për Qeverinë, njëra ndër to edhe mos kalimi i projektligjit për konflikt të interesit, si kusht për liberalizim të vizave.

Lexoni postimin e plotë:

Në këto pak mbledhje të jashtëligjshme në Parlamentin e Kosovës, Klani PDK-LDK ishte tepër efikas në mbushjen e institucioneve të “pavarura” me militantë të tyre. Para ca ditësh ishte Gjykata Kushtetuese, dje e kishte radhën Agjensioni Kosovar i Privatizimit.
Në anën tjetër, për të dytën herë me radhë, tërhiqet pa arsyetim nga Qeveria Mustafa-Thaqi Projektligji për parandalimin e konfliktit të interesit, një nga kushtet për liberalizim të vizave. Kjo në një kohë kur mbi 800 zyrtarë publikë mbajnë 2-5 vende të punës.
Deri më tash askush në Qeveri nuk pranon të përgjigjet për gjithë këtë kontrabandë. Natyrisht, pa përfshirë këtu konstatimin e djeshëm të zëdhënëses jozyrtare, Atifete Jahjagës, që vendin e ka kapluar një krizë e thellë politike e morale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.