Investimi 410 milionë eurosh i konsorciumit francez MDP Consulting – Compagnie des Alpes, i nënshkruar me qeverinë e Kosovës para një viti për t’u realizuar në Brezovicë, nuk po ecën mirë. Ai edhe mund të dështojë shkaku i mosarritjes për t’i siguruar mjetet e nevojshme financiare për investim.
Investimi i paraparë të realizohet në tri faza e që pritet të hapë 3 mijë vende të reja pune, nuk po arrinë t’i sigurojë mjetet e nevoshme për fazën e parë, e që janë rreth 160 milionë euro.
Koncersiumi francez i përballur me këtë situatë, ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që t’i jepet edhe pak kohë që projekti të mos dështojë.
Lami.net ka mësuar se, Komiteti Drejtues Ndërministror e ka miratuar kërkesën e konsorciumit privat për vazhdim të afatit për hyrje në fuqi të kontrates deri më 31 maj të vitit të ardhshëm. Afati ka qenë deri më 24 dhjetor të këtij viti që po e lëmë pas, përafërsisht edhe rreth një javë.
Ky burim i ka thënë lajmi.net se vendimi i Komitetit Drejtues Ndërministror për shtyerje është mbështetur edhe nga keshilltaret e USAID-it.
Ndërsa, thuhet se nje nga arsyet kryesore të kërkesës për shtyrje të afatit është mosarritja e mbledhjes së fondeve prej mbi 160 milionë euro për ndërtimin e fazës së pare të projektit.
Lajmi.net merr vesh ser deri tash konsorciumi ka arritur të mbledhë më pak se gjysmën e këtyre mjeteve.
Megjithatë kërkesa e miratuar nga anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për shtyrje të afatit është bërë me disa kushte për konsorciumin. Ndër kushtet e vendosura mësohet të jetë përfshirë edhe dorëzimi i një garancioni banrak prej 500 mijë eurove, që në rast të dështimit të konsorciumit, këto mjete t’i mbesin buxhetit te Kosoves. Gjithashtu, kusht tjetër i është vendosur edhe raportimi i rregullt mujor në lidhje me zhvillimet rreth financimit të projektit.
Pavarësisht vështirësive për sigurimin e mjeteve, mësohet se deri tash, disa kompani serioze, kryesisht franceze kane konfirmuar gatishmerinë për të qenë pjesë e projektit dhe pritet që deri në fund të majit të jetë i gatshem plani i zbatimit bashkë me financimin e paraparë me kontratë.