Lajmet e fundit

Nuk guxojmë ta rrezikojmë partneritetin me Amerikën (Foto)

Presidentja Atifete Jahjaga sot gjatë fjalës së saj në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, me rastin e 40 vjetorit të themelimit të kësaj të fundit, ka thënë se Kosova nuk guxon ta rrezikojë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë fjalim Jahjaga e ka vënë theksin te dy gjëra, për të cilat ka thënë se nuk duhet lejuar. Ajo ka thënë se nuk duhet rrezikuar partneritetin me miqtë e Kosovës, e në veçanti me SHBA-të, e gjithashtu kujdes duhet pasur edhe me institucionet e shtetit, te të cilat qytetarët kanë filluar të e humbin besimin, raporton lajmi.net.

Ndërsa, duke folur për Akademinë e Shkencave, në këtë përvjetor jubilar, Jahjaga tha se shtetëbërja e Kosovës, forcohet nga të gjitha segmentet, e edhe Akademia e ka vendin aty.

“Përfshirja e saj në proceset e shtetndërtimit është shumë e rëndësishme”, tha Jahjaga.

Kryetari i ASHAK-ut Hivzi Islami, tha se shoqëria jonë pati një rrugtim me sakrifica të medha per liri me të cilat u perball edhe Akademia.

“Edhe sot perballemi me sfida nga propaganda serbo –ruse, dhe mos anëtarsimi në UNESCO e deshmoi këtë”, tha Islami.

1

Duke folur për bisedimet me Serbinë, kryeakademiku Islami tha se, normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i domosdoshëm pasi ai është edhe kusht për anëtarësim në BE.

Dhe sipas tij, Akademia duhet të jetë e përfshirë në këto procese sepse ka kontribut historik në pajtimin në mes të popujve.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se 40 vitet e Akademisë jane vite të ngritjes tonë, të arsimit, kulturës, shkencës dhe vetëdijes kombëtare.

Kryeministri Isa Mustafa, i cili është edhe anëtarë i Akademisë së Shkencave, tha se pa ASHAK-në dhe veprimin e saj Kosova dhe qytetaret e saj nuk do të ishin këtu ku janë sot.

“Kanë qenë akademikët që kanë percaktuar që populli ynë mund t’u bëjë ball dallgëve të historisë”, tha kryeministri Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.