Adem Grabovci në fund të konferencës të Grupit Parlamentar të PDK-së, duke uruar festat e fundvitit, ai gjithashtu edhe uroi presidentin e ri, i cili sipas tij do të jetë Hashim Thaçi.
“Me festat e fundvitit unë ju uroj edhe për presidentin e ri i cili do të jetë Hashim Thaci. Besojmë fuqishëm se do të respektohet marrëveshja. Çështja e presidentit është e mbyllur. Ai do të jetë Thaçi”, ka thënë ai.