Shpend Ahmeti Kryetari i Komunës së Prishtinës ka reaguar menjëherë pasi ka dalë rekomdimin për liberalizimin e vizave.
Më poshtë është reagimi i plotë i Ahmetit:
“Pse nuk munden me dal të gjithë edhe mos me gënjy as mirë e as keq për procesin. Negativ, pozitiv, negativ.
Pra, kanë mbet 8 kritere të paplotësuara e katër me prioritet
- transferimi i numrit të mjaftueshëm të gjyqtarëve në departamentin e krimeve serioze
- Vërtetimi i njënumri të rasteve të hetimit, vendimeve gjyqësore dhe konfiskimeve në krim të organizuar dhe korrupsion;
- Sigurimi i pavarësisë së OSHP (organit Shqyrtues së Prokurimit) dhe KRPP (komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik); dhe
- Demonstrimi i implementimit të legjislacionit mbi ndryshimet e emrave
Tash, unë nga përvoja kam mendim se sa kohë do të marrin pika 2 dhe 3 sepse kam përvoje me gjendjen dhe situatën, por po ju lë lexuesve të vlerësojnë se kur do të vjen liberalizimi”.