Lajmet e fundit

Çollaku: Këto janë 8 kërkesat e BE-së

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, i ka bërë publike 8 kërkesat e BE-së të cilat do t’ia mundësonin Kosovës ta merrte liberalizimin e vizave.

“E mirëpres faktin që Komisioni Evropian sot ka publikuar raportin për përmbushjen e kërkesave të udhërrëfyesit për Liberalizim të Vizave. Gjithashtu e mirëpres qartësimin se ky është raporti i fundit në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe e shoh inkurajues faktin që raporti nënvizon përkushtimin tonë të treguar në përmbushjen e udhërrëfyesit.

Ky raport përshkruan në detaje verësimin e Komisionit Evropian se pothuaj të gjitha kushtet e udhërrëfyesit janë përmbushur plotësisht, ndërsa një pjesë e vogël e rekomandimeve përshkruhen si pjesërisht të përmbushura. Katër rekomandime nga këto fusha cilësohen të rëndësisë kyce, ndërsa pjesa tjetër janë vetëm për monitorim.

Në lidhje me katër rekomandimet kyçe, institucionet kanë zbatuar plotësisht: (1) rritjen e numrint e gjyqtarëve në departamentin e krimeve të rënda në gjykatën themelore të Prishtinës; (2) emrimin dhe mandatimin e Prokurorit Special si koordinator për hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupcionit; (3) ka propozuar anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik; ka siguruar miratimin e ligjit të ri të prokurimit publik, si dhe ka bërë përgatitjet e nevojshme për zbatimin e e-prokurimit nga janari 2016, dhe; (4) është ndryshuar dhe ka hyrë në fuqi baza ligjore në lidhje me përforcimin e kritereve të procedurës së ndryshimit të emrit personal.

Andaj vlerësoj se demonstrimi i arritjeve në këto fusha mund të bëhet pa vështirësi dhe shumë shpejtë. Gjithashtu ne do të ofrojmë bashkëpunimin tonë të plotë për monitorimin e fushave tjera. Adresimi i këtyre hapave të vegjël të mbetur nuk do të jetë arsye për vonesa për rekomandim, andaj unë i bëjë thirrje Komisionit Evropian që të ndërmerr këtë hap sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ne do të përkushtohemi fuqishëm që në ditët dhe javët në vazhdim të konsolidojmë pikpamjet me Komisionin Evropian rreth kushteve të nënvizuara. Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet se Kosova është e gatshme për liberalizim të vizave, dhe se çdo vonesë në liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës është vonesë për trajtimin e tyre të barabartë dhe në mënyrë fer.

Unë si udhëheqës i këtij procesi zotohem për ndërmarrjen e të gjitha hapave që Komisioni Evropian të bëjë pa vonesë rekomandimin për liberalimin e vizave, dhe e ritheksoj edhe një herë bindjen se liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës do të bëhet në vitin 2016”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.