Lajmet e fundit

Mediat Ndërkombëtare: Ukraina e Gjeorgjia marrin liberalizimin e vizave. Kosova ende jo!

Vijnë edhe reagimet e para të mediave ndërkombëtare për lajmet nga Brukseli për liberalizimin e vizave. Agjensitë botërore të lajmeve, Reuters, AP, DPA dhe AFP njoftojnë që menjëherë pasi kanë arritur marrëveshje për uljen e shkuarjes së refugjatëve sirianë në vendet e BE-së, Evropa ka vendosur të zgjerojë kufijtë e saj përmes liberalizimit të vizave, raporton Gazeta Blic.

Sipas raportit të mediave nga fillimi i vitit që vjen Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Ukrainës dhe të Gjeorgjisë.  Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker. AP njofton që qeveritë e këtyre dy vendeve kishin qenë “nën ethe” derisa ka ardhur ky vendim por se këto shtete kanë plotësuar këto kushte.

Në të njejtën kohë bëhet e ditur që për Kosovën këto kushte nuk janë plotësuar ende. “Qytetarët e Kosovës munden pokështu të shpresojnë që së shpejti mund të udhëtojnë pa viza por për këtë vendi në fjalë duhet të plotësojë edhe pak kushte që kanë të bëjnë sidomos me rrymat e migremeve nga ky vend”, bëhet e ditur në njoftimet e agjensive të lajmeve botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.