Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook se ndjehet tej mase i lumtur që Komisioni Evropian sot ka publikuar raportin për përmbushjen e kërkesave nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.
“Ky është raporti i tretë dhe i fundit, dhe është pozitiv. Ashtu siç kam theksuar këto ditë, Raporti pozitiv është garancë dhe ritheksoj edhe një herë besimin tim të thellë se liberalizimi i vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës do të bëhet në vitin 2016′
” Uroj përzemërsisht qytetarët e Republikës së Kosovës dhe përgezoj të gjithë ata që kanë bërë punë të madhe për plotësimin e kritereve nga udhërrëfyesi!” ka shkruar ai.