Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër R. K., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar.
Sipas një njoftimi nga Prokuroria, i dyshuari R. K., në cilësinë e zyrtarit të arsimit në Drejtorinë komunale të arsimit në Prizren, ka përpiluar, vërtetuar dhe nënshkruar dokumentin e falsifikuar, në emër të personave të tjerë.
R. K., me këto veprime ka kryer veprën penale, falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 të KP-së.