Lajmet e fundit

O’Connell: Korrupsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta, duhet të ketë burgosje (VIDEO)

Ruairí O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës është i ftuari i sotëm i Kushtrim Sadikut në Info Magazine.

O’Connell tha se korrupsioni nuk luftohet në tryeza të rrumbullakëta.

“Nënshkrimi i MSA-së tregon se Kosova do të trajtohet si vend fuqiplotë”.

“Kam një pyetje: çka thotë raporti i Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave? A janë plotësuar kushtet, apo mbeten disa për t’u plotësuar?”

“Nëse mbeten shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’i kryejë”.

“Nëse ka pasur kushte dhe ato nuk janë plotësuar, çka duhet të kërkohet nga BE-ja”.

“Korrupsioni nuk luftohet me tryeza të rrumbullakëta, me raporte me deklarata. Por luftohet me punë të palodhshme”.

“Unë njoh gjyqtarë dhe policë që zgjohen me mendimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit. Por ka tepër shumë raste kur të tjerët kanë dështuar – jo vetëm, por edhe kanë marr pjesë në të dhe nuk janë dënuar. Është rasti i Xhabir Zharkut, për shembull”.

“Duhen marrë masat konkrete për t’i kthyer njerëzit në burg”.

“Nëse dikush nuk shkon në burg, nëse dikush nuk dënohet nuk e di si luftohet korrupsioni”.

“Çdo qytetar ka rol të veçantë në këtë proces, me veprat e tyre, me votat, të mos pranojnë që të jenë pjesë në këtë proces”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.