Lajmet e fundit

Policia: Përdorëm forcë proporcionale në zyrat e VV-së

Pas 80 Kallëzimeve Penale të paraqitura në Gjykatë nga aktivistë dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me intervenimin e Policisë së Kosovës në zyrat e subjektit më 28 nëntor, Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate sqaruese për mediet ka arsyetuar edhe njëherë veprimet e saj ndaj aktivistëve dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje ndërhyrjet e Policisë i ka quajtur të dhunshme, derisa shqetësime ndaj këtyre ndërhyrjeve ka pasur edhe nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Amnesty International” e cila ka kërkuar hetim rreth këtyre ndërhyrjeve.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në mënyrë që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore, bazuar në situatën dhe rrethanat me zhvillim të shpejtë, ishin të detyruar të përdorin forcë proporcionale dhe të nevojshme si reagim ndaj dhunës së drejtuar drejt tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Sipas Policisë së Kosovës, vetëm gjatë këtij viti 166 zyrtarë policor kanë pësuar lëndime si rezultat i drejtpërdrejt i veprimeve të dhunshme të protestuesve.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës:

Përmes këtij raporti sqarues ju paraqesim informacione zyrtare lidhur me veprimet e ndërmar ra nga Policia e Kosovës në menaxhimin e protestave dhe veprimeve policore në tersi që ndërlidhen me këto ngjarje, në të cilat ka pasur edhe persona të shoqëruar në polici për veprime të kundërligjshme.

Policia e Kosovës në të gjitha rastet e menaxhimit të protestave ka hartuar plane konkrete, përmes së cilave ka qenë e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike duke përfshirë:

– Sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe zbatueshmërin e ligjit.

– Shtimin e masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas protestave etj.

Policia e Kosovës (PK) çdo herë ka njohur dhe njeh të drejtën kushtetuese të secilit person, grup apo qytetar, për të shprehur kundërshtimet e tyre përmes tubimeve, demonstratave dhe protestave paqësore dhe demokratike.

Për më tepër, Policia e Kosovës i kushton kujdes të madh planifik imeve operacionale të bazuara në procedurat ligjore për mbajtjen e rendit dhe ofrimit të sigurisë publike për të gjithë qytetarët, duke përfshirë protestuesit.

Zyrtarët Policor të Policisë së Kosovës i marrin përgjegjësitë e tyre seriozisht dhe me vullnet vendosin veten e tyre në rrezik, duke u siguruar që të gjithë qytetarëve t’u ofrohet një ambient i sigurt për ushtrimin e lirive dhe të drejtave të tyre.

Reputacioni i Policisë së Kosovës si një nga institucionet më të besuara në Kosovë, është rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të palodhshme për të vepruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe transparencë.

PK-ja ka qenë e angazhuar në një numër të madh protestash të qeta, por edhe të dhunshme, ku në secilin rast, PK-ja ka kryer obligimet e saj me planifikime të matura, staf adekuat, vetëpërmbajtje të duhur, durim dhe dinjitet përballë sulmeve të dhunshme të drejtuara ndaj institucioneve qeveri tare të Kosovës dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës, sulme këto të bëra me mjete të forta, mjete të rrezikshme të cilat mund të konsiderohen edhe mjete vdekjeprurëse.

Gjatë këtij viti në Policinë e Kosovës kanë pësuar lëndime 166 zyrtarë policorë si rezultat i drejtpërdrejtë i veprimeve të dhunshme të protestuesve, mirëpo, PK-ja në asnjë mënyrë nuk lejon përdorimin e tepruar të forcës nga zyrtarët e saj, pasi që zyrtarët policor janë të trajnuar që të përdorin forcën minimale të nevojshme dhe të domosdoshme për të tejkaluar rezistencën.

Pas çdo incidenti kritik, në të cilin përdoret forca nga PK-ja, Policia e Kosovës ka dy njësi të brendshme që në mënyrë rutinë shfrytëzohen për të rishikuar veprimet e PK-së, si Komisioni për Shqyrtimin e përdorimit të forcës i PK-së, dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale të PK-së, si dhe Inspektorati Policor si institucion i pavarur.

Policia e Kosovë s, edhe në rastet e shoqërimit-arrestimit të personave të cilët kanë kryer veprime të kundërligjshme, duke përfshirë personat e kërkuar me urdhër arrest, ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore konform autorizimeve ligjore dhe konform konsultimeve dhe vendimeve të prokurorëve kompetent.

PK-ja në të gjitha rastet është siguruar që të gjithë personave të shoqëruar në stacione policore, mbrojtja ligjore të iu ofrohet si dhe secilit të arrestuar t’i lexohen të drejtat dhe ofrimi i shërbimit të mbrojtjes nga avokati, siç kërkohet.

Policia e Kosovës edhe në rastet e realizimit të urdhër arresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë, veprimet e saja i ka bazuar në urdhër arrestet e lëshuara dhe në vendimet e prokurorëve kompetent të bazuara në ligj.

Në disa raste PK-ja nuk ka takuar në vendbanimet e tyre personat e kërkuara me urdhër arrest, pasi të njëjti i janë shmangur zyrtarëve policor, ndërsa në disa raste PK-ja ka hasur në rezistencë gjatë arrestimeve, duke përfshirë rezistencën në rastin e shoqërimit-arrestimit të z.Kurti i cili ishte barikaduar në selinë e subjektit politik Vetëvendosje (VV).

PK-ja brenda në selinë e VV-së kishte hasur dhe konfiskuar mjete të kundërligjshme të cilat janë konfiskuar si prova materiale, ka ekzaminuar vendin e ngjarjes si dhe ka ruajtur të gjeturat gjatë ekzaminimit me anë të incizimit me video;

2 – Copë maska gazi ushtarake

1 – Sprej (OC), të vogla

2 – Shufra metali,

2 – Vegla për destimin te hedhjes së sferave të qelqit (llastiqe),

4 – Qese me pluhur të dyshimtë,

2 – Qese me sfera qelqi (sfera),

1 – Gaz lotsjellës,

3 – Radio, Motorola,

1 – ½ Litër shishe me plumba gome – 26 copë,

1 – Fishekzjarre me barut

3 – Kanoçe të zbrazura të gazit lotsjellës,

1 – Qese plastike me 7 copë kanistër të gazit lotsjellës,

1 – Qese me sfera me ngjyrë (sfera),

1 – Qese me tri shishe plastike me sasi ½ litra të mbushura me benzinë,

1 – Shishe plastike prej 1.5 litra me benzinë,

1 – OC Sprej të vogël (speci)

1 – OC Sprej (Speci)

2 – Qante me armaturë të salduar (në formë iriqi) për të shpuar gomat e veturave,

5 – Shishe në sasi prej 1.5 litrash të mbushura me ngjyrë pembe,

13- Maska të zeza për mbulim të fytyrës.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në mënyrë që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ligjore, bazuar në situatën dhe rrethanat me zhvillim të shpejtë, ishin të detyruar të përdorin forcë proporcionale dhe të nevojshme si reagim ndaj dhunës së drejtuar drejt tyre.

Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja, trajnimet, përvoja dhe procedurat standarde të operimit do të vazhdojë të shërbejë ndaj qytetarëve të Kosovës duke ruajtur rendin publik dhe ofrimin e sigurisë në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.