Lajmet e fundit

Pas amerikanëve, edhe britanikët ndërpresin marrëdhëniet me VV-në

Ruairí O’Connell, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës është i ftuari i sotëm i Kushtrim Sadikut në Info Magazine.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, tha se tash për tash nuk do të flas me Vetëvendosjen.

“Kam folur me ta, kam pasur marrëdhënie të gjatë me Vetëvendosjen”.

“Unë nuk flas më me Vetëvendosjen tash për tash sepse nuk kemi për çfarë të flasim. Nuk është debat kur përdoret dhuna. Është vetëm mohim i debatit, i demokracisë”.

“Nëse qytetarët mendojnë që dikush ka gabuar, le të mos votojnë më për të. Le të zgjedhet dikush tjetër”.“Le të marrin qytetarët përgjegjësinë që të zgjedhin atë që është më i mirë, më i vlefshëm”.

Ky është ambasadori i dytë i vendit të dytë me mik të Kosovës që shkëput marrëdheniet me Vetëvendosjen. Fillimisht këtë e pati bëri Ambasada e SHBA-ve, pasi që aktivistët e VV-së lënduan ish ambasadoren Tracey Jacobson.

https://www.youtube.com/watch?v=10pY-hj3vII

Leave a Reply

Your email address will not be published.