Lajmet e fundit

Reagon Koci: Nuk kemi marrë kurrfarë vendimi për zgjatjen e arrestit shtëpiak për Donikën

Pas raportimeve të fundit se Gjykata Themelore ia ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar avokati i saj, Arianit Koci.

Ai për Indeksonline ka thënë se as zonja Kadaj e as ai si avokat nuk kanë marrë kurrfarë vendimi për zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak.

Koci është shprehur i habitur se si asaj pas skadimit të masës së arrestit nuk i është dorëzuar fare vendimi i ri.

“Mosinformimi i të pandehurës dhe avokatit te saj, për vazhdimin e masës se arrestit shtëpiak, pasi që i ka kaluar masa, është shkelje e rendë e të drejtave të të pandehurit. Kështu nuk veprohet askund në botë”, ka thënë Koci.

Ai ka përsetitur se zonjës Kadaj-Bujupi sot i ka skaduar masa e arrestit shtëpiak dhe nuk u është dorëzuar as atij e as asaj asnjë vendim për vazhdimin e kësaj mase.

“Ajo sipas ligjit, sot është e lirë derisa të na dorëzohet vendimi i Gjykatës”, ka thënë Koci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.