Lajmet e fundit

Qeveria jep deri në 6 paga për punonjësit

Qeveria ka vendosur të japë deri në 6 paga shpërblim në vit për punonjësit e administratës tatimore, në rast se ata do të realizojnë objektivat për planin e të ardhurave. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton që administrata të përdorë deri në 2 për qind të të ardhurave totale për investime të brendshme dhe shpërblime. Nga ky vendim nuk përfiton administrata doganore.

Punonjësit e administratës tatimore do të përfitojnë deri në 6 paga shpërblim në vit nëse arrijnë të realizojnë planin e të ardhurave.

Ky është vendimi i qeverisë, që është botuar në Fletoren Zyrtare, që i lë administratës tatimore të përdorë deri në 2 për qind të të ardhurave totale për investime të brendshme, por edhe shpërblime.

Sipas përllogaritjeve, duke qenë se tatimet mbledhin mesatarisht rreth 150 miliardë lekë në vit, mund të përdoren për shpërblime dhe investime të brendshme rreth 3 miliardë lekë.

Sipas vendimit, do të jetë Ministri i Financave ai i cili përmes një udhëzimi do të përcaktojë se ç’pjesë e fondit do të përdoret për investime dhe ç’pjesë për shpërblimin e tatimorëve, ndërsa ndarja e shpërblimeve do të jetë atribut i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Qeveria ka vendosur që administrata tatimore ka të drejtën për shpërblime nëse në një periudhë gjashtëmujore e tejkalon planin të paktën në tre muaj.

Sipas vendimit, shpërblime mund të përfitojnë vetëm tatimorët, por jo punonjësit e amdinistratës doganore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.