Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka njoftuar se jep dorëheqje nga ky post ministror.
Ai thotë se dorëheqja e tij është e parevokueshme, ndërkaq njofton se aktivitetin e tij do ta vazhdojë në konsulencë ndërkombëtare në sektorin privat.
Njoftimi i plotë i Petrit Selimit:
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Nga viti 2011, duke pasur kënaqësinë dhe privilegjin të jem në funksion të zv. Ministrit të Punëve të Jashtme në 2 mandate (2011-2014) dhe 2015, ju njoftoj për dorëheqjen time të parevokueshme nga ky funksion.
Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj zv. Kryeministrin e parë dhe kryetarin e PDK-së z. Hashim Thaçi, për besimin e dhënë gjatë kësaj kohe.
Jam munduar që të jap kontributin tim në sferën e Diplomacisë Publike, asaj Digjitale dhe në lobim ndërkombëtarë, pavarësisht sfidave të cilat Republika e Kosovës i ka ndërkombëtarisht.
Aktivitetin tim do të vazhdoj në konsulencë ndërkombëtare në sektorin privat.
Me respekt,
Petrit Selimi