Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rrustem Mustafa i cili ndryshe në opinon është i njohur si Remi, ka vlerësuar se janë vetëm dy rrugëdalje për kalimin e krizës politike, transmeton gazetablic.com
Sipas Remit, tani nuk është koha për gjetjen e fajtorit për krizën në vend.
Më tutje, shkrimi i plot i tij në Facebook:
KOMUNIKIMI DHE TRANSPARENCA i duhet vendit …
Mungesa e transparencës hapi rrugë në të cilat opozita gjeti hapësirë për të shtyrë agjendat e saja- qofshin ato kredibile apo jo-kredibile, duke krijuar krizën politike.
Në këtë krizë, gjetja e fajtorit nuk është zgjidhja. Komunikimi që rezulton në pajtim, është zgjidhja.Në këto rrethana kemi dy rrugëdalje:
1. Të ulemi, të bisedojmë dhe të pajtojmë duke ditur që Asociacioni dhe Demarkacioni do të trajtohen duke siguruar që asnjëra nuk dëmton vendin, dhe
2. Të vazhdojmë me krizën aktuale e cila na shtyn në rebelim, pastaj në shkatërrim, pendim, dhe përfundimisht në pajtim.Që të dy këto opcione si rezultat final kanë pajtimin, por e dyta do të lekundte fuqishëm themelet e shtetit që krijuam me mund e me gjak.
Zgjidhja është e thjeshtë, çdo komplikim i situatës aktuale, pa mëdyshje dërgon në konkludime që Asociacioni dhe Demarkacioni nuk qenkan mollat e sherrit.
Gjykata Speciale vjen deshëm apo nuk deshëm.
Rendi, Ligji skan alternative.
Liberalizimi mvaret tërësisht nga aftësia jonë për t’u ulur bashkë dhe për të zgjedhur pajtimin si mjet i vetëm i tejkalimit të krizës.