Pas më shumë se 10 muaj, Teatri Kombëtar i Kosovës u bë me drejtor.
Ky pos, nga këshilli drejtues i TKK-së, për 4 vitet e ardhshme iu besua regjisorit Agim Sopi.
Kryetari i këtij këshilli, Jeton Neziraj, tha se gjithçka shkoj sipas rregullave dhe ligjit.
Përkrahja për drejtorin e ri erdhi edhe nga Ministrisë së Kulturës.
E vet drejtori i sapo emëruar, Agim Sopi, nuk deshi të flas. Ai i tha Klan Kosovës përmes telefonit se do të prononcohet, kur këtë detyrë ta marr edhe zyrtarisht.
Ndryshe, TKK funksionoj me ushtrues detyre që nga shkurti i këtij viti, kur këshilli drejtues pati shkarkuar nga detyra ish drejtorin, Valdet Avdiu. Ky i fundit largimin e tij e pat konsideruar me motive politike, për çka edhe e kishte akuzuar ministrin aktual, Kujtim Shala, njofton Klan Kosova.