Moderatori dhe gazetari i njohur kosovar, Mefail Bajqinovci ka ironizuar me nivelin e lartë të korrupsionit që ka kapluar vendin. Ai në një shënim në Facebook ka pyetur se a duhet që të votohet hajni i vitit në Kosovë, pasi që sipas tij BE-ja po konstaton se Kosovën e ka kapluar korrupsioni.
“A mendoni se duhet të votohet hajni i vitit pasi BE-ja po thotë ka korrupsion?”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, një nga arsyet se përse Kosovës nuk iu dha raport pozitiv për liberalizimin e vizave ka të bëjë me dështimin e institucioneve në luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar.