Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht Rezolutën për procesin e paqes në Siri.
Këshilli prej 15 anëtarësh e ka votuar Rezolutën që parasheh bisedime mes Qeverisë së Sirisë, e cila udhëhiqet nga Assadi dhe opozitës. Bisedimet parashihen të fillim të janarit dhe ato të gjenerojnë automatikisht armëpushim, raporton BBC.
Në luftën e Sirisë, e cila po e shënon pesë vjetorin e saj, janë vrarë më shumë 250 mijë njerëz dhe janë zhvendosur miliona të tjerë, thuhet nga Kombet e Bashkuara.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se Rezoluta dërgon “një mesazh të qartë se tani është koha të ndalohen vrasjet në Siri”.
Kjo Rezolutë nuk parasheh asnjë të ardhme për presidentin Bashar Al-Assad, ndërsa aleati i tij, Rusia ka argumentuar brenda diskutimeve se është kundër largimit të tij, duke e shtuar si parakusht për bisedime.