Lajmet e fundit

Kapet rrjeti kosovar i trafikuesve të refugjatëve

Policët i kishin rënë në gjurmë një familjeje kosovare me qëndrim në regjionin e Këlnit, e cila prej aty kishte organizuar rrjetin e trafikuesve por edhe vet ishte angazhuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të rregullt në trafikimin e refugjatëve në Gjermani.

Të enjten e javës së kaluar policia ka kapur katër pjesëtarët kryesorë të një grupi trafikantësh dhe me atë rast ka bërë edhe sigurimin e dëshmive të gjetura.

Autoritetet kishin filluar hetimet që në dhjetorin e vitit 2014, kur ky rrjet trafikantësh kishte transportuar një familje kosovare ne stacionin kryesor të trenave në Munih.

Atëbotë, policisë i kishte shkuar një thirrje për ndihmë nga familja e përmendur, e cila kishte ardhur në Gjermani nga Kosova përmes bandës së trafikuesve me qenie njerëzore, shkruan www.muenchen.tv.

Pjesëtarët e kësaj familjeje kishin rënë në konflikt me trafikuesit të cilët ua kërkonin 5000 euro për transportin e kryer. Nisur nga ky rast, policia e Munihut në bashkëpunim me prokurorinë kishte filluar hetimet e përmasave të gjera në Gjermani, Hungari dhe në Kosovë, transmeton albinfo.ch.

Në rrjedhën e hetimeve, policët i kishin rënë në gjurmë një familjeje kosovare me qëndrim në regjionin e Këlnit, e cila prej aty kishte organizuar rrjetin e trafikuesve por edhe vet ishte angazhuar drejtpërdrejt dhe në mënyrë të rregullt në trafikimin e refugjatëve në Gjermani. Me këtë rast është arritur të vërtetohen një numër veprimesh te kontrabandimit. Personat e kontrabanduar silleshin në Gjermani nga Kosova, duke kaluar nëpër Hungari dhe Austri.

Paralelisht me Policinë Gjermane, edhe Policia Kosovare kishte zhvilluar hetime ndaj një grupi që vepronte në territorin e Kosovës. Pasi që ishin grumbulluar dëshmi të mjaftueshme, policia e atjeshme kishte arrestuar grupin më 22 shtator të këtij viti.

Me kërkesën e prokurorisë në Munih ishte lejuar bastisja në banesën e familjes së dyshuar në regjion in e Këlnit. Kështu, më 10 dhjetor 2015 u bë arrestimi i të dyshuarve.

Në banesën e tyre u gjetën dhe u konfiskuan dëshmi si dhe para dhe makina. Po ashtu janë arrestuar edhe familjarë të tjerë në anesa tjera, të cilët po qëndronin pa leje qëndrimi në Këln.

Leave a Reply

Your email address will not be published.