Lajmet e fundit

Konjufca: Kuvendi ka qenë i uzurpuar nga PDK-LDK-Lista Serbe

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria duhet të reflektojë dhe të ndërmarrë hapa konkretë për tërheqjen nga marrëveshjet e dëmshme.

Në këtë intervistë për Epokën e re, Konjufca ka thënë se opozita nuk do të ndalet derisa të ndalet papërgjegjshmëria e Qeverisë.

Ai ka bërë me dije se presidentes Jahjaga ia kanë paraqitur opsionet për dalja nga kriza aktuale.

“Sa iu takon opsioneve, ne i kemi paraqitur ato tek presidentja. Nëse Qeveria nuk merr hapa për tërheqje, atëherë ne kemi propozuar referendumin si mjet legjitim për zgjidhje. Nëse nuk e pranon as shprehjen e vullnetit të popullit të Kosovës për këtë çështje, atëherë duhet të shkojmë në zgjedhje”, është shprehur Konjufca.

Duke folur për përmbylljen e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se nuk duhet harruar se nga momenti i betimit të deputetëve të kësaj legjislature Kuvendi dhe zgjedhja e organeve të tij për gjashtë muaj rresht u mbajtën peng nga Hashim Thaçi dhe PDK-ja, derisa Gjykata Kushtetuese vendosi me një vendim arbitrar sipas interesave të tyre.

“E, po ashtu, puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas koalicionit famëkeq PDK-LDK-Lista Serbe, ka qenë e dominuar prej metodave uzurpuese të Qeverisë”.

“Sa iu takon kërkesave të opozitës për anulimin e marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe të 26 gushtit me Malin e Zi, ato janë legjitime referuar mandatit të deputetëve si dhe janë të mbështetura nga 205.254 nënshkrime të qytetarëve në peticionin e dorëzuar presidentes”, ka thënë ai.

Intervista e plotë në Epoka e Re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.