Lajmet e fundit

Koci: Shumë po japim e asgjë nuk po marrim

Avokati Arianit Koci, duke komentuar raportin e KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka thënë se vendi shumë ka dhënë e asgjë nuk po merr.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se nga paslufta kur ndërkombëtarët cliruan Kosovën, vendi sistematikisht vetëm ka dhënë.

Lexoni postimin e plotë të Kocit:

Shumë kemi dhënë e gati asgjë nuk po marrim!

Ndoshta po gaboj, por në shikim të parë po duket që më shumë kemi dhënë së që po marrim.

Në fakt, Kosova prej pasluftës, pra prej kur ndërkombëtarët së bashku me neve e çliruan Kosovën, sistematikisht veç po jep, e gati asgjë nuk po merr.

A thua ku është defekti?

Besoj, që fajin, së pari duhet kërkuar në mesin tonë.

Sidoqoftë, servilizmi i tepruar, nuk është zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.