Drejtuesit e klubit te Romës nuk janë të kënaqur me trajnerin francez, Rudi Garcia, i cili as në vitin e tij të tretë nuk po arrin të realizoje synimet e skuadrës dhe të fitojë kampionatin e Serisë A.
Për këtë, ata po mendojnë një zëvendësues dhe, sipas shtypit vendas, Antonio Conte është opsioni i parë i tyre.
Tekniku italian për momentin është në drejtimin e përfaqësueses së Italisë, por ai mund të jetë i lirë për të marrë drejtimin e Romës pas Kampionatit Evropian “France 2016”.