Shpejtësia dhe rrugët e rrëshqitshme, përfshirë këtu edhe pakujdesinë e vozitësve, po shkaktojnë shumë aksidente këtyre ditëve në Kosovë.
Një aksident i tillë sapo ka ndodhur në mes dy veturave në rrugën prapa konvikteve, në Prishtinë, për fat pa pasoja në njerëz. Kujdesi I shtuar nga ngricat dhe mjegulla, kanë kërkuar nga qytetarët edhe Policia e Kosovës, duke u tërhequr vërejtjen vozitësve për kujdes të shtuar.