Lajmet e fundit

69 luftëtarë kurdë të vrarë në katër ditët e fundit

Të paktën 69 luftëtarë kurdë dhe 2 ushtarakë turq janë vrarë gjatë katër ditëve të fundit në operacionet ushtarake në kufi me Sirinë dhe Irakun kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në juglindje të Turqisë, i kanë thënë Reutersit burime të afërta me ushtrinë.

Një ushtar turk është vrarë në qytetin e Cizres dhe një tjetër ka vdekur gjatë përleshjeve në distriktin e Suri në qytetin e Dyarbakirit, ka njoftuar ushtria.

Ndërsa, më së shumti luftëtarë kurdë janë vrarë në qytetin e Cizres dhe Silopit, të cilat qytete dominohen me popullatë kurde.

Aktualisht këto qytete janë në fokus të operacioneve të Ankarasë, ku janë zbarkuar rreth 10,000 trupa. Të shtunën, trupat u vizituan nga kreu i trupave të armatosura turke, gjenerali Hulusi Akar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.