Lajmet e fundit

Getoizmi vazhdon

Bashkimi Evropian edhe një herë e ka ndëshkuar Kosovën me “kartonin e kuq”, duke e lënë shtetin e fundit në rajon pa liberalizim të vizave.

Duke i futur në “karantinë” rreth 1.8 milion banorë Kosova ka mbetur në geto, ndërsa fajtori po kërkohet në Prishtinë dhe në Bruksel.
Sipas zyrtarëve të BE-së, Kosova duhet t’i plotësojë dhe tetë kritere për t’u përfshirë në Zonën Schengen, ndërsa politikanët në Kosovë duke i matur rezultatet me kandarin e tyre kanë ritheksuar se “kriteret janë përmbushur”.
Mirëpo, sipas perceptimit ndërkombëtar, krimi i organizuar dhe korrupsioni në masë të madhe janë shkaktarët kryesorë që e stopojnë liberalizimin.
Në anën tjetër, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës thonë se korrupsioni do të paraqesë vështirësi të madhe për Kosovën në të gjitha aspektet.
Ata po ashtu thonë se Qeveria duhet të angazhohet për krijimin e kushteve më të mira për qytetarët, në mënyrë që ata të mos tentojnë të largohen nga vendi në mënyrë ilegale

Leave a Reply

Your email address will not be published.