Lajmet e fundit

Berisha: Edi Rama, vrasës i shpresës së mbarë shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në pritjen e trupit diplomatik. Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar Ramën si vrasësin e shpresës së shqiptarëve.

Berisha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në revolicionin për të rrëzuar qeverine e Ramës.
Postimi i plotë i Berishës:
Te dashur miq, shqiptaret po presin festat e fundvitit si nje populli shpresevrare. Edi Rama po helmon shpresen e shqiptareve, sepse fjalimet e tij shprehin dramen e pasherueshme shpirterore te nje te semuri psiqik. Nje diplomat i shquar perendimor, qe e vizitoi ate ne disa momente kritike per te, u largua pej tij duke e quajtur me te drejte jo Edi Rama por Edi Drama. “Fjala vret”, thote nje shprehje e urte. Rama po vret shpresen e shqiptareve nga mengjesi gjer ne darke duke perdorur ne fjalimet e tij ne vend te fjales liri, fjalet burg dhe hekura, ne vend te fjales shendet, fjalen kancer dhe rrenje kanceri.
Edi Rama po vret shpresen e shqiptareve dhe besimin e tyre tek Shqiperia, me dhunimin masiv te te drejtave te tyre te prones, te punes dhe mbushjen e burgjeve me njerez te thjesht e te pafajshem nderkohe qe vet ai dhe klani e suita e tij nuk njohin ligje.
Rama po vret shpresen e shqiptareve sepse me terrorin shteteror ndaj bizneseve shkaterroi ne dy muaj 73 mije vende pune, po 6 fishon kontributin e sigurimeve shoqerore per profesionet e lira kurse vet me Kokedhimen dhe Beqot, Gjiknuret, Ahmetet, Carapulet, Nushet, Papulet po vjedh ne tendera, dogana, tatime e ÇEZ, qindra e qindra milione euro.
Duke vrare dhe helmuar cdo dite shpresen shqiptareve, Edi Rama po perze shqiptaret nga Shqiperia. Ai ka renditur sot shqiptaret, qytetare te nje vendi anetar te NATOs dhe kandidat te BE, per numerin e azilkerkuesve, krahas sirianeve te Sirise se Asadit madje dhe para tyre, po te llogariten ne proporcion me numerin e popullates.
Shqiptaret nuk po i perzene nga Shqiperia as bombardimet nga toka, ajri dhe deti i shtepive te tyre as dhe perdorimi i helmeve kimike, por po i perzene nga Shqiperia helmi, vreri, terrori, rrenimi ekonomik, gjobat absurde, burgosja per energjine apo per kuponin, nga shteti policor i Edi Rames dhe banditeve te tij ne pushtet.
Shqiptaret po i perzn nga vendi i tyre mega vjedhja, plaçkitja e pasurive te tyre publike nga Edi Rama dhe soj i tij i hajduteve te shtetit. Shqiptaret po ikin nga vendi i tyre sepse Edvin Shullazi me lidhjet e tij me drogen dhe krimin ka bere qe jeta e tyre, femijeve te tyre te jete sot me e pasigurt se kurre nga Shullazet, Kostandinet, Shytet, Frroket dhe skuadronet e tjera te vrasesve te partise
Ju bej thirrje te gjithe shqiptareve, pavaresisht bindjeve politike, qe e duan me zemer dhe jo me fjale Shqiperine, qe e ndjejne se duhet te bejne kete vend si folene, strehen e te ardhmes se tyre dhe femijeve te tyre te vazhdojme betejen tone, te djegim me flaken e revolucionit tone demokratike helmin, vrerin, friken, terrorin qe mbjell çdo dite neo-bllokmeni Edvin Kris taq Rama dhe klika e banditeve te tij ne pushtet!

Leave a Reply

Your email address will not be published.