Lajmet e fundit

Fotolajm: A e dinte Presidenti Kenedi se kë kishte takuar?

Kjo foto e rrallë dhe mjaft e veçantë është realizuar në verën e vitit 1963. Ajo tregon kreun e një grupi skautistësh në SHBA, Uilliam Klinton (Bill Klinton) që i jep dorën Presidentit të Amerikës dhe idhullit të tij, Xhon Kenedi

Kenedi ishte i zgjedhur si Demokrat dhe Presidenti më i ri në historinë e SHBA-ve.
Vetëm 4 muaj pas kësaj fotoje, Kenedi u vra në Dallas, Texas, ndërsa skautisti i ri u bë President i SHBA-ve në vitin 1992, 29 vjet pas kësaj fotoje.

Klintoni ruajti gjithnjë adhurimin për Kenedin. Fotoja u bë hit në vitin 1992 gjatë fushatës elektorale.

Për fat të keq, ndryshe nga raste të ngjashme, Kenedi, nuk e mesoi kurrë se ai i kishte shtrënguar dorën një Presidenti të ardhshëm, pasardhës të tijin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.