Lajmet e fundit
Bullgaria premton mbështetjen e Kosovës në OKB

Bullgaria premton mbështetjen e Kosovës në OKB

Bullgaria premton mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në OKB. Shumë shpejtë të dyja vendet do të lidhin marrëveshjet për tregti, ekonomi, kulturë dhe arsim, ndërsa tashmë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Euro-Atlantike.
Ministri i Punëve të Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka nënshkruar memorandumin të hënën në Sofie me ministrin e Punëve të Jashtme të Bulgarisë, Kristian Vigenin ku edhe u morën vesh që në fillim vitin e ardhshëm të mbahet një konferencë e përbashkët e bizneseve të të dyja vendeve, për të parë mundësinë e investimeve bullgare në Kosovë. Hoxhaj kërkoi mbështetjen e Bullgarisë në negociatat për MSA dhe tha që Kosova nuk duhet lënë si vend i izoluar sa i përket liberalizimit të vizave.
Ministri bullgar, Vigenin tha se Bullgaria e Kosova kanë marrëdhënie të mira politike dhe se janë të gatshme të ndihmojnë vendin tonë në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.
“U morëm vesh me ministrin Hoxhaj, nga ana e Bullgarisë të përshpejtohet puna për marrëveshjet, një prej tyre është transporti i mallrave dhe udhëtarëve, marrëveshje që është gati, vetëm do finalizohen disa tekste që të mund të nënshkruhet dhe kjo do ndihmojë bizneset e të dyja vendeve. U shfaq interesi edhe për marrëveshjen për kulturë dhe arsim, fushë që është interesante edhe për ne dhe do merremi me to”, ka thënë ai. Në anën tjetër, ministri Hoxhaj, i cili e informoi për shumë gjëra dhe kërkoi nga ai të përshpejtohet nënshkrimi i disa marrëveshjeve.
Mes tjerash kërkoi nga Bullgaria mbështetje në negociatat për MSA-në. Ai bëri thirrje që Kosova të mos lihet si ishull i harruar në aspektin e liberalizimit të vizave.
“Në pranverë shpresojmë të përfundojnë negociatat për MSA, këtu kemi nevojë për mbështetjen e juaj edhe politike edhe profesionale dhe ekspertizë nga ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Një çështje tjetër e ndjeshme është liberalizimi i vizave në Kosovë, ngase Kosova në këtë aspekt është vend i izoluar, ishull i harruar, ndërsa qytetarët e kanë të domosdoshme të lëvizin lirshëm”, ka thënë ai. Hoxhaj i përmendi edhe bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ku u bëri me dije bullgarëve se ato bisedime nuk kanë të bëjnë me statusin politik e as sovranititetin territorial.

Ndërkohë, ministri bullgar ka thënë se ata do e mbështesin Kosovën drejt rrugës për liberalizimin e vizave dhe dha koment edhe për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Tha se Bullgaria i vlerëson ato pozitivisht dhe se Kosova ka bërë edhe një hap drejt BE-së. Premtoi se do japin mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Vigenin: Do mbështesin Kosovën në anëtarësimin në OKBVideo“Bulgaria e ka njofto Kosovën, e ka mbështetur në anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare, nuk do të ishte e logjikshme që të mos e mbështesim Kosovën edhe për anëtarësimin në Kombet e Bashkuara. Kështu që kur Kosova të shfaq interesim të bëhet pjesë e OKB-së mund të llogarit në mbështetjen tonë”, ka thënë ai. Hoxhaj në këtë vizitë zyrtare do takohet edhe me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev dhe kryeministrin e këtij vendi, Plamen Orecharski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.