Qeveria në mbledhjen e sotme ka vendosur unanimisht që të hapet universiteti i dytë shqiptar me seli në Shkup. Universiteti do të mbaj emrin e humanistes shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza.
Për herë të parë, në historinë e Maqedonisë, shqiptarët fitojnë universitetin e dytë në gjuhën e tyre amtare.
Ky universitet do të funksionojë konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjell cilësi dhe student të përgatitur. Zhurnal mëson se pas themelimit të universitetit të ri do të fillojnë ekipimi i kuadrit arsimor, raporton zhurnal.
Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit, konkretisht Qeveria ka miratuar edhe një sërë vendimesh për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.
Mësohet se janë ndarë mjete edhe për ndërtimin e Konviktit studentor në Tetovë ndërsa për vitin 2016, është rritur buxheti për USHT-në, duke u bërë institucioni i dytë i lartë arsimor për nga mjetet që merr nga buxheti shtetëror, pas atij të Shkupit.
Universiteti i ri shtetëror shqiptar në Shkup do të ketë pesë fakultete me 14 programe studimore.
Njashtu, qeveria sot ka miratuar vendimin për themelimin e dy fakulteteve në kuadër të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Fakultetin e Bujqësisë dhe atë të Pedagogjisë me plotësim dhe ndryshim të ligjit për USHT-në.
Kjo gjë do t`i ndihmoje avancimit të arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë