Lajmet e fundit

Lamtumira e dhembshme për Donjetën, e mallkimi për kriminelët

Nga Skënder MULLIQI

Të gjitha rrugët të dielën e ftoftë të qojnë në Strellc të Ulët të Deçanit, ku u varros 24 vjeqarja Donjeta Pajazitaj .Të ngushta ishin rrugët për për mijëra qytetarëve të Rrafshit të Dukagjinit, të cilët të heshtur si varri, ia kishin mësy për tia dhënë lamtumirën e fundit Donjetës, e cila u gjetë e vrarë në Bjeshkët e Strellcit pas gjashtë javësh. Ajo u mbulua më dheun e zi nga një dorë gjakatare, mbi kokën e të cilët një ditë do të zbretë si rrufe mallkimi i familjës dhe mallkimi i Zotit , të cilët aq shpesh e përgjakën tokën e Kosovës. U përgjak toka nga kriminelët të cilët gjithnjë e më shumë po e errësojnë të ardhmen e brezave që po vijnë. Po e errësojnë jetën e shumë familjeve të cilët po mbesin pa më të dashurit e tyre. Për shumë vite po ndëgjojme nga organet tona retoriken boshe së hetimet vazhdojnë . Nocioni shtet ligjor më shumë ka mbetur nocion apstrakt. Të pabesët e përgjakën tokën më gjakun e njomë të një vajze fisnike dhe bujare. Zia dhe dhembja e madhe për Donjetën u ndie jo vetëm në familjën Pajazitaj, por gjithandej në tokat shqiptare.Në këtë ditë morti që kishte zbritur në familjën Pajaziti ata mbaheshin të fortë para kufomës së më të dashurës së tyre. Kriminelëte e pa shpirt ia këputen dëshirat e jetës. Në vend që Donjetën ta veshnim me vello të nuserisë e veshën me qefin të bardhë. Mbase familja ishin të fortë këtë ditë zie, së dhembjen e madhe në shpirt e ndanë më gjithë ata njerëz të cilët kishin ardhur në këtë ceremoni mortore.Qytetarët e Kosovës dhe familja Pajazitaj me të drejtë presin që kjo vrasje , të gjen shpejt dritën e diellit. Kur dorasit nuk kapen , aktet kriminale nuk kan së si të ndalën. Askush nuk ndihet i sigurtë në një vend ku dorasit shetisin të lirë.Qeveritarët më mirë do të ishte të punojnë së sa të na shesin kopalla për sukseset imagjinare në kokat e tyre. Statistikat nuk i duhen këtij populli por rezultatet konkrete.U larguam nga kjo ceremoni mortore me shpresën së më kurrë nuk do të përseritën vrasjet e tilla . Aq më të rënda bëhën këto vrasaje, kur dihet së shumë familje këtë dimër e presin bashkë me mjerimin social . Mjaftë më kujë e vajë nën qatit tona.Të ngjallën shpresat më në fund për jetë të dinjitetshme, për një jetë ku kriminelët dhe aktet kriminale , nuk do të kënë më vend…

Leave a Reply

Your email address will not be published.