Lajmet e fundit

Jahjaga: Dënoj djegien e veturës së Ibrahimit, shkelësit e ligjit të përgjigjen

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas djegies së veturës së Kryetarit të Gjykatës Themelore, Hamdi Ibrahimi. Ka kërkuar të zbardhet ky rast derisa ka thënë se nuk dëshiron të paragjykojë për motivet se pse ka ndodhur ky akt kriminal.

“Pa paragjykuar motivet e këtij rasti, e theksoj që çdo tentim për t’i kërcënuar apo intimiduar gjykatësit është i papranueshëm dhe vetëm sa forcon përcaktimin tonë për t’i vënë para drejtësisë të gjithë ata që thyejnë ligjin”, shkruan Presidentja në reagim.

“Dënoj djegien e veturës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës z. Hamdi Ibrahimit dhe kërkoj nga organet kompetente zbardhjen sa më të shpejtë të rastit’.

Mbrëmë, vetura e Ibrahimit është djegur derisa ende s’është arrestuar askush. Hashim Thaçi i ka bërë përgjegjës Opozitën për djegien e veturave, derisa, një asamblist i LDK’së ka përmendur Vetëvendosjen se qëndron prapa sulmeve ndaj veturave shtetërore. Vetëvendosje ka treguar se s’qëndron prapa djegies së veturave përderisa kanë paralajmëruar padi ndaj të gjithë atyre që i akuzojnë për veprime të tilla kriminale.

Nderkohë, Hamdi Ibrahimi ka thënë se djegia e veturës së tij ka ndodhur për shkak të punës që bën prej Kryetarit të Gjykatës Themelore. Ka thënë se fakti se i gjykon rastet e terrorizmit, krimit të organizuar dhe deputetëve ka mundur të ndikojë që dikush të tentoi të frikësoi përmes djegies së veturës së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.