Lajmet e fundit

Bajram Mulaku heq dorë nga premtimi për ujë të pijshëm

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ndjen se është lodhur duke premtuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për qytetarët e Kosovës, prandaj ka marrë një vendim.

“Se premtoj më, sepse nuk ju besohet tashmë njerëzve që e kanë nën menaxhim këtë çështje me ligj”, thotë ai në debatin emisionin “Jeta në Komunë”, ku u përball me Jeta Xharrën dhe asamblistët komunalë për premtimet që i kishte dhënë dy vjet më parë gjatë fushatës për zgjedhjet për kryetar të komunës.

NDËRLIDHUR

> Fakte të Shpejta për Vushtrrinë > Fakte të Shpejta për Mitrovicën e Agim Bahtirit > Agim Bahtiri Përballë Premtimeve të Tij > “Jeta në Komunë 2015” me Kryetarë dhe Asamblistë
Në 2013, Mulaku kishte thënë se banorët e Vushtrisë në vitin 2016 do ta kenë të tejkaluar problemin e furnizimit me ujë.

Kjo ishte pika në të cilën u kapën edhe asamblistët opozitarë gjatë këtij debati.

Mulaku i PDK-së është duke e drejtuar komunën e Vushtrrisë për të tretin mandat rresht, që nga viti 2007.

Asamblisti Rrahim Ajeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se fabrika e ujit është e përfunduar, por sipas tij PDK po e ruan atë për zgjedhjet e ardhshme, pasiqë “nuk kanë me çka t`i mashtrojnë qytetarët”.

“Sipas informatave që i kam sepse e kam vizituar në qershor atë fabrikë, ajo është e gatshme, por ajo fabrikë është duke u ruajtur vetëm për fushatën zgjedhore. Qytetarët e Vushtrrisë janë duke vuajtur për ujë deri sa të vijnë zgjedhjet tjera me thënë qe po e lëshojnë”, tha Ajeti.

Hysni Gërguri asamblist nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se së paku në dy palë zgjedhje kryetari Mulaku ka premtuar se do t`ketë ujë 24 orë.

“Edhe tani pas kaq vitesh nuk dihet se kur do të lëshohet dhe a do të jetë funksionale pasiqë është ndërtuar nga firma Rukolli pa asnjë përvojë në këtë drejtim. Fabrika deri në finalizim ka kushtuar mbi 8 milionë euro. Edhe para pesë muajve komuna i ka nda edhe 20 mijë euro për kyçje të rrymës në fabrikë. Po t`i ishte dhënë firmës austriake, sigurisht Vushtrria para tre vitesh kish me pas ujë”, ka deklaruar Gërguri.

Debati për ekonominë nxori në pah se fermerët vushtrrias janë dëmtuar nga disa projekte të komunës. Bletarëve të kësaj komune u janë shpërndarë bletë, lopë dhe fidanë të mjedrës të sëmura.

“Neve na ka dështuar një projekt që e kemi patur me mjaltë. E them me shumë keqardhje që ka dështuar, por jo me fajin e komunës. Ne i kemi zhvilluar të gjitha procedurat si duhet. Ky projekt ka dështuar, por jo edhe projektet tjera siç janë ato për mollë, për serra, për dhen, për dhi, etj.”, tha Bajram Mulaku.

Mehmet Selaci asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se nga bletët e sëmura që janë shpërndarë nga komuna, është rrezikuar edhe fondi aktual i bletëve që i kanë patur qytetarët e Vushtrrisë.

“Kush e merr përgjegjësinë për bletët ekzistuese të qytetarëve nëse janë infektuar nga ato të sëmurat, kush e merr përgjegjësinë dhe a kanë me u kompensuar nëse janë dëmtuar bletë që i kanë pasur ata”, tha ai.

Rrahim Ajeti nga AAK tha se mbi 80 % e fermerëve i kanë kthyer prapa lopët pasi që, sipas tij, komuna ua ka shpërndarë të sëmura.

“Janë disa të zeza që tash në kohën e fundit me lopët qumështore, nuk e di a është në dijeni kryetari se 80 % edhe ato janë dalë të sëmura dhe ato ia kanë kthyer të gjithë fermerët. Sepse nuk kanë qenë sipas kontratës që kompania ka patur me kuvendin Komunal, për shkak se 80 % e tyre nuk kanë qenë qumështore, kanë qenë shterpa. Jo vetëm bletët e sëmura, por edhe lopët, e gjithashtu edhe te mjedrat e njëjta ka ndodhur. Edhe mjedrat që i ka ndarë komuna kanë dal të gjitha të dëmtuar dhe të gjitha i kanë kthyer”.

Ndërsa kryetari Mulaku shprehi habinë se pse gjithë këto kritika po i drejtohen tash e jo gjatë mbledhjeve. “Do të ishte mirë të m’i kishit shtruar këto pyetje [dhe kritika] edhe gjatë mbledhjeve të zakonshme të kuvendit komunal.

Duke folur për premtimet për investime në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, kryetari Bajram Mulaku tha se për dy vjet të këtij mandati ato janë tejkaluar falë donacioneve që kanë marrë nga donatorë të ndryshëm.

Por, Hysni Gërguri nga LDK, tha se investimet e bëra në këtë drejtim vetëm se e kanë degraduar dhe nuk garantojnë ruajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Mehmet Selaci i Vetëvendosjes tha se komuna e Vushtrrisë ka refuzuar projektin mbi 500 mijë euro nga organizata turke TIKA dhe e ka pranuar një donacion tre herë më të vogël nga ambasada amerikane në Kosovë për restaurimin e hamamit të qytetit.

Shpresa Rama, drejtore e Kulturës, tha se falë angazhimit të kryetarit kanë arritur t`i ruajnë mjete e komunës pasiqë kanë arritur të sjellin donatorë të jashtëm për të investuar në trashëgiminë kulturore.

Asambleja Komunale e Vushtrrisë i ka 35 asamblistë. Prej tyre, 12 janë nga PDK-ja që e përfaqëson Mulaku dhe ky grup është në koalicion me AKR-në dhe PD-në që i bëjnë bashkë 16 vota.

Partia tjetër që kishte fituar votat me 6 asambleistë, AAK-ja, tash kishte mbetur me 1 sepse një ka kaluar e pavarur ndërsa 4 të tjerë nuk deklarohen se për cilën parti janë. Në opozitë janë LDK,

Leave a Reply

Your email address will not be published.