Lajmet e fundit

Vetëvendosje sqaron opinionin

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media  ka përgënjshtuar lajmin  se aktivisti i saj, Besnik  Zeqiraj është arrestuar si i dyshuar për djegëjen e veturës së Hamdi Ibrahimit.

Sipas kësaj Levizje, Besnik Zeqiraj është arrestuar para një jave, dhe jo sot siç kishin raportuar disa media.

Ky është reagimi i plotë i kësaj Lëvizje:

Sqarojmë opinionin publik se aktivisti nga Peja i VETËVENDOSJE!-s, Besnik Zeqiraj, është arrestuar nga Policia më 14 dhjetor, pra para pothuajse një jave. Policia e Kosovës nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi arsyet e arrestimit të tij, dhe nuk ka treguar kurrfar argumentimi se mbi çfarë baze faktesh po mbahet. Tendencat e disa portaleve për ta lidhur rastin e tij me rastin e djegjes së veturës së një gjykatësi në Podujevë, janë manipulime dhe shpifje të ulëta dhe të porositura. Në anën tjetër, dënojmë fuqishëm tendencën e Policisë së Kosovës që rastet e fundit të djegjeve të veturave zyrtare t’ia mveshin opozitës, duke sajuar raste

Leave a Reply

Your email address will not be published.