Djegia e veturës së Kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimit, është një akt i shëmtuar dhe i dënueshëm. AAK, e dënon këtë akt të mjerë dhe u kërkon organeve të hetuesisë dhe Policisë së Kosovës që ta bëjnë punën e tyre dhe ta zbardhin rastin e t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Pokaq të shëmtuara janë edhe deklaratat e eksponentëve të pushtetit, duke përfshirë këtu edhe zv. kryeministrin dhe ministër i punëve të jashtme, se prapa këtij sulmi qëndron opozita, raporton Indeksonline.
Deklaratat e tilla janë të papërgjegjshme dhe është mirë që politikanët e ministrat të mos bëhën prokurorë, por t’i kryejnë punët e tyre që i kanë llugë.
Dhuna dhe sulmet ndaj gjyqtarëve, janë vepër e atyrë që nuk duan stabilitet në Kosovë ndërkaq paragjykimi i politikanëve për të drejtuar gishtin nga opozita, para se për këtë ta kenë thënë fjalën e tyre organet e hetuesisë, nuk mund të kuptohen ndryshe përpos si “kumbari me krimin”, thuhet në njoftim.