Ledri Vula sapo ka publikuar këngën dhe klipin më të ri.
‘SRMN’ është shkurtesa e ‘Sun rrin me neve’, kënga më e re e reperit Ledri Vula.
Kënga është punuar nga Big Bang, me tekst të Ledrit në studion e RedBox Entertainment ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni Entermedia.
Projekti paraprak i Ledrit ishte bashkëpunimi i suksesshëm me Era Istrefin ‘Shumë pis’.