Lajmet e fundit

Në Merdare, pala serbe qytetarëve u kërkon nga 100 euro

Vazhdon bllokimi në pikën kufitare në Merdare në hyrje për në Kosovë. Sipas burimeve të Gazetës Tribuna, në këtë pikë kufitare po krijohen bllokada, sepse nga Serbia po kërkohet një pagesë prej 100 eurosh.
Sipas një njoftimi dërguar mediave, Policia thotë se, deri në orën 13:00 të ditës së sotme janë krijuar kolona me pritje në kohëzgjatje të ndryshme. Në Merdare, në hyrje për në Kosovë, Policia thotë se është krijuar kolonë e gjatë prej rreth dy kilometra dhe se pritjet zgjasin rreth 4-6 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Ndërsa, në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, në hyrje për në Kosovë, kolona është 300-400 metra dhe pritjet zgjasin rreth gjysmë ore 30-50 minuta, varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Gjendje më e qetë po mbretëron në pikë-kalimin kufitar Mutivodë në hyrje për në Kosovë, ku thuhet se nuk ka pritje të gjata – afërsisht 15-20 minuta.

Sa i përket daljeve nga Kosova drejt Serbisë, Policia thekson se nuk ka pritje fare, përveç pritjeve normale që zgjasin vetëm 5-10 minuta.

Policia e Kosovës, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetarët se mund të shfrytëzojnë pikëkalimet tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje.

Në njoftim theksohet se pritjet po shkaktohen si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të Kosovës si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve për kalim kufitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.