Në pikën kufitare në Merdare gjatë ditës së sotme janë krijuar kolona të gjata prej më shumë se 2 km dhe me pritje në kohëzgjatje deri në 6 orë.
Gazeta Tribuna ka siguruar një video ku vërtetohet se në këtë pikë kufitare që lidh Kosovën me Serbisë, në hyrje për në Kosovë, shihet që janë vetura të shumta që po presin me orë të tëra.
Edhe Policia e Kosovës gjatë të dielës ka raportuar në lidhje me gjendjen që po mbretëron në pikëkalimet kufitare që e lidhin Kosovën me Serbinë, transmeton Gazeta Tribuna.
Sipas policisë së Kosovës këto pritje të gjata janë shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të Kosovës si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve për kalim kufitar.