Lajmet e fundit

Shembja e dheut në Kinë 91 përsona të zhdukur

shebmje dheuMediet shtetërore të Kinës thonë se së paku 91 persona janë zhdukur në qytetin jugor Shenzhen, si rezultat i shembjes së dheut që ka përmbysur shumë ndërtesa.
Shtatë persona janë nxjerrë nga rrënojat me lëndime të lehta si rezultat i rrëshqitjes së dheut në një park industrial.
33 ndërtesa, në mesin e të cilave konvikte punëtorësh, fabrika e zyra, janë dëmtuar dhe mbuluar me dhe.
Agjencia e lajmeve Xinhua, tha se më shumë se 60 mijë metra katror janë mbuluar nga dheu që ka arritur lartësinë deri në 6 metra.
Rrëshqitja e dheut e ka shkaktuar edhe një shpërthim në një pikë karburanti.
Shenzhen është një qendër e madhe industriale dhe një nga qytetet më të mëdha të Kinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.