Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës ka shprehur indinjatën e thellë me rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajaziti. Në reagim thuhet se vrasja misterioze e së resë 24 vjeçare, është krim monstruoz, i cili ka goditur familjarët e së ndjerës dhe ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës.
GGD-ja posaçërisht shpreh shqetësimin për vonesat dhe jo efikasitetin e organeve të rendit për të vepruar në rastet kur jeta e dikujt është e rrezikuar.
GGD-ja kërkon që të gjithë mekanizmat e sigurisë të marrin masa që ngjarje të tilla të mos na ndodhin, si dhe të angazhohen që sa më shpejt, të zbulohet e kryesi i kësaj vepre dhe t’i japin dënimin e merituar.
Grupi i Grave Deputete, duke bashkë ndier dhimbjen e madhe, ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës, thuhet në reagim.