Në Beograd sot ka nisur Forumi afarist i nivelit të lartë në mes të dy odave ekonomike asaj të Kosovës dhe Serbisë.
Në këtë takim po marrin pjesë ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Blerand Stavileci, Zhelko Sertiq ministër i ekonomisë së Serbisë, marko Gjuriq shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe,
Kryetari i Odës ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe asaj të Serbisë Marko Çadezh.
Me këtë rast ky i fundit tha se të dyja odat deri më tani kanë mbajtur 14 takime që sipas tij i kanë lehtësuar lidhjet në mes të të dyja vendeve, njofton Klan Kosova.