Kryeministri Isa Mustafa sot gjatë përurimit të një segmeti të rrugës nacionale N2, Prishtinë – Mitrovicë, ka folur edhe zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe liberalizimin e vizave.
Ai me këtë rast ka thënë se Kosova i ka përmbushur edhe ato 8 kritere që i kërkon BE-ja para se të vendos për heqjen e vizave për Kosovën, raporton lajmi.net.
Kreu i qeverisë ka thënë se që nesër do të ketë takim ku do të bëhet vlerësimi i secilit nga 8 kriteret e mbetura.
Ndërsa, për akuzat e Opozitës, se mosliberalizimi i vizave po ndodhë shkaku i korrupsionit, Mustafa ka thënë se me ardhjen e tij në krye të ekzekutivit, kjo dukuri është zvogëluar dukshëm.
Kurse akuzat e Opozitës kryeministri Mustafa i ka cilësuar si diçka e zakonshme pasi sipas tij Opozita atë punë ka, që të kritikojë. “Opozita duhet të thotë diçka sepse është opozitë”.