Thomas Heckner ka publikuar në faqen e tij në internet foto nga Kosova të periudhës 1999-2001, si fotograf i televizionit publik të Gjermanisë, ARD.
Në foto shihen fëmijët e luftës, varfëria, varrezat masive, shkatërrimi, hakmarrja, gëzimi, në imazhe bardh e zi të kapura mjeshtërisht nga Thomasi.
“Nëse vlen thënia klishe se ‘fotografia vlen sa njëmijë fjalë’, çka të themi më tepër se vlerësoni vetë”, thotë kolegu i tij nga ARD, gazetari dhe artisti i fotografisë, Besnik Hamiti.