Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka shpjeguar se pse në fjalimin e tij gjatë punimeve të forumit të bizneseve të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë që po mbahet në Beograd nuk e ka përmenduar fjalën “Republikë”, derisa ministri i Ekonomisë së Serbisë, Zheljko Sertiq dhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq iu kanë referuar Kosovës me termin “Kosovë dhe Metohi”
Stavileci në një përgjigje për Klan Kosovën ka thënë se është veshur me ngjyra që nënkuptojnë të jenë të flamurit të Kosovës.
Gjatë këtij forumi Gjuriq ndër të tjera ka thënë se për këto terme të dyja palët nuk pajtohen, gjersa ministri Stavileci i është referuar me fjalët marrëdhënie në mes të dyja shteteve, njofton Klan Kosova.