Lajmet e fundit

Çaushi: Me qeveritarë të korruptuar nuk mund të kemi liberalizim të vizave

Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë të mbajtur gjatë ditës deklaroi se mos dhënia e rekomandimit as për këtë vit për heqje të vizave paraqet një dëshmi më tepër për rrugën e gabuar në politiken e jashtme që Hashim Thaçi është duke e ndjek me negociatat e vazhdueshme, të cilat kanë shënuar vetëm hapa drejt shënimit të rënies së sovranitetit.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Driton Çaushi tha se deri dy dite para publikimit të raportit krerët institucionalë thanë se Kosova ka plotësuar kushtet, ndërsa e njëjta u mohua dy ditë më vonë.

“Përderisa ky vend vazhdon të qeveriset nga politikanë të korruptuar është e kuptueshme që këto kritere nuk mund të plotësohen. Kjo i bie praktikisht që këta qeveritarë do të duhej të hetonin veten”, tha Çaushi.

Ai tha mes tjerash se mos stabiliteti politik nuk ka qenë njëri ndër kushtet që kanë mbetur pa u plotësuar, duke shtuar se është paradoksale që të pritet nga kjo Qeveri që ka ndërtuar sistem jo funksional të drejtësisë dhe sigurisë të përmbush këto kritere.

Sipas tij kushti për demarkacionin me Malin e Zi nuk është kriter i drejtë pasi që e njëjta nuk është kërkuar nga Mali i Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.